Curri: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn është politik, Ramës nuk i duheshin zgjedhje

Gjykata Kushtetuese i dha sot të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, duke rrëzuar vendimin e Qeverisë për shkarkimin e tij dhe anulimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj që caktonte datën e zgjedhjeve në kryeqytet.
Vendimi i Gjykatës pasoi propozimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe anulon të gjitha aktet që synonin ndryshimin e kryebashkiakut të zgjedhur.
Në një koment për “Top Story”, analisti Arjan Curri e cilësoi këtë vendim si një akt politik. Ai tha se kryeministri Edi Rama duket se ka ndjekur një strategji për të lehtësuar pozicionin e Veliajt politikisht, duke shmangur nevojën për zgjedhje të reja në Tiranë.
“Unë pashë sot që gjyqtarët e majtë dhe një e djathtë votojnë pro Veliajt. Ka një strategji të vetë Ramës për ta lehtësuar Veliajn duke i rënë nga ana e drejtësisë për ta liruar politikisht.
Unë e shoh sërish Ramën si regjisor, sepse Ramës sipas meje nuk i duheshin zgjedhje për Tiranën. Ai ndryshon strategjinë kur e di që nuk ka komoditet për drejtimin e vendit. Të kishte dhe zgjedhje do ishte një kokëçarje shumë e madhe. Vendimi i gjykatës është politik.
Pushteti i tij personal nuk iu cenua. Vetëm ai e ka pushtetin. Qeverisja e tij nuk i duhet zgjedhje. Rama ka ngrirë gjithë dinamikën politike”, u shpreh Curri.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


