Liverpooli shtanget në Turqi, Galatasaray triumfon me një gol dhe kërkon kualifikimin e madh në “Anfield” pas një jave

10 Mars 2026, 22:31 / SPORT ALFA PRESS

Liverpooli shtanget në Turqi, Galatasaray triumfon me një gol dhe

Galtasaray ka arritur një tjetër fitore të madhe në fazën e 1/16-ave të Champions League, duke mundur me rezultatin 1-0 përballë Liverpool.

Sfida e luajtur në Stamboll nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për vendasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 7’ me anë të Lemina.

“Redsat” u munduan të kundërpërgjigjen, por pa arritur dot të gjenin rrugën e rrjetës për të rikthyer baraspeshën.

Konate tundi rrjetën në minutën e 73’, por pas një rishikimi me VAR, goli u anulua për prekje të topit me dorë.

Kështu Galtasaray shkon me një avantazh në ndeshjen e kthimit, ndërsa Liverpool do të tentojë përmbysjen e madhe.

 

Po ndodh...