FOTO/ Ky është autori i dyshuar i plagosjes me armë në Sauk, mister shkaqet

Personi që shikoni në foton e mësipërme dyshohet të jetë autori i plagosjes me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në zonën e Saukut të vjetër në Tiranë.
Autori i dyshuar, shtetas turk, qëlloi me armë zjarri 39-vjeçarin Halil Uçar, po ashtu me shtetësi turke, brenda një lokali në këtë zonë, për arsye ende të paqarta.
Sipas informacioneve për mediat, autori, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, pasi ka konsumuar darkën në katin e parë, është ngjitur në katin e dytë të lokalit dhe ka qëlluar drejt Uçar, duke e plagosur me një plumb në shpatull.
Pas ngjarjes është arratisur me shpejtësi. Policia ka mundur të sigurojë disa foto përmes kamerave të sigurisë dhe po përpiqet të krijojë një identikit të plotë të tij për ta identifikuar.
Ndërkohë vetë i plagosuri, ka hezituar të bashkëpuojë me policinë. Këtë të martë ai ka deklaruar për grupin hetimor se nuk e njeh autorin dhe nuk e di pse ky i fundit e qëlloi me armë.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128