Sali Berisha në Foltoren e Kamzës: Europa po pret protestën tonë më 10 shkurt

7 Shkurt 2026, 19:14 / POLITIKË ALFA PRESS
Sali Berisha në Foltoren e Kamzës: Europa po pret protestën

Lideri i opozitës Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët dhe simpatizantë në Kamzë, ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët në datën 10 shkurt të mblidhen në Tiranë, kundër narkoqeverisë së Edi Ramës.

Berisha u shpreh se, Europa dhe çdo shqiptar prej mesazhin e qytetarëve dhe demokratëve në 10 shkurt.  

‘Ju garantoj se Europa dhe çdo shqiptar pret mesazhin tonë më 10 shkurt. Ai është mesazhi i të gjitha mesazheve. Po. Ai është mesazhi i të gjitha mesazheve.

Dy protestat tona kanë qenë një ndihmë shumë e madhe për Shqipërinë. Sepse kur të tjerët lexojnë për ato që s'kanë ndodhur kurrë, se nuk mundet kurrë një kryeministër t'i imagjinojë se nuk do i heqë imunitetin ministrit apo vetes së tij, në qoftë se kërkon drejtësia’, tha Berisha ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Miq, ne jemi forcë e madhe politike. Jemi forcë shumë e madhe politike. Dhe jemi në falë jush. Në qoftë se Partia Demokratike sot është forcë shumë e madhe, është falë jush.

Sepse ju, sepse ju në të gjitha rrethanat, në të gjitha vështirësitë dhe situatat, ju jeni njerëz politikë. Nuk ia hoqët asaj besimin.

Sigurisht, secili prej jush ka patur vërejtjet e veta. Secili prej jush kritikat e veta dhe pakënaqësitë e veta. Por, në arsyetimin tuaj të plotë, ju keni gjykuar se vetëm me Partinë Demokratike mund të realizojmë idealet dhe qëllimet tona. Kjo është e vërteta.

Nuk është se nuk u krijuan forca të tjera politike. U krijuan. Por shqiptarët prapë Partisë Demokratike i besuan. Dhe kjo e bën misionin tonë shumë herë më të rëndësishëm. Kjo bën që ne të bëjmë gjithçka që kilometrin e fundit të rrugës tonë ta përshkruajmë me forcën më të madhe, me dinjitetin më të madh, me fitoren më të sigurt.

10 shkurti është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Shumë e rëndësishme. Fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit, Shqipëria ishte në tryezë për shkak të Edi Ramës.

Cilat do ishin masat që do merreshin, sigurisht asgjë me ju, me qytetarët. Por me Edi Ramën po. Sepse Edi Rama i faktoi Bashkimit Europian dhe liderëve europianë se nuk ka, nuk njeh normë, parim përveçse vjedhjes dhe lidhjeve me krimin.

Dhe ata, kjo është e vërteta, ia prunë mesazhin, i kanë sjellë këtu zyrtarë shumë të lartë në vizita të padeklaruara nga institucionet ndërkombëtare dhe ky mesazhet i ka marrë.

Por, ju garantoj se Europa dhe çdo shqiptar pret mesazhin tonë më 10 shkurt. Ai është mesazhi i të gjitha mesazheve. Po. Ai është mesazhi i të gjitha mesazheve.

Dy protestat tona kanë qenë një ndihmë shumë e madhe për Shqipërinë. Sepse kur të tjerët lexojnë për ato që s'kanë ndodhur kurrë, se nuk mundet kurrë një kryeministër t'i imagjinojë se nuk do i heqë imunitetin ministrit apo vetes së tij, në qoftë se kërkon drejtësia.

E kam dhënë këto ditë disa herë, në respektin më të madh që kam patur dhe admirimin për të. Silvio Berlusconi, kolos. Kolosi i kohës së tij në Itali.

Gjykatës të majtë, prokurorë të majtë, absolutisht vetëm për qëllime politike, formulonin akuza dhe, ju kujtohet të gjithë, hynte e dilte në sallë gjyqi. Nuk diskutohej ndonjëherë se do përdorë mandatin politik për të shmangur drejtësinë, sado që ishte krejt e padrejtë.

Nuk ndodh kjo, vetëm në Shqipëri. E bëri me Saimir Tahirin, ju kujtohet. Sepse e kishte, e bëri sepse ishte vetë ai, Saimir Tahiri kishte zbatuar të gjithë instruksionet e tij për drogën. Tani e bën për Belindën që është Lubinë, e cila, ç'është e vërteta, thashë dhe njëherë, hajdute si ajo nuk ka njohur kombi, por ama i ka bërë me Ramën.

Të gjitha i ka, i ka, kryesisht, së pari Rama, e dyta kjo. Ndaj dhe ne, të betuar, duhet të betohemi të mos i ndahemi gjersa t'i japim vendin që meritojnë. Secili nga ju është i ftuar, këto pak kohë që ka ngelur, të takojmë çdo mik, çdo shok, çdo të afërm, çdo të njohur, pavarësisht nga bindjet politike, dhe t'i themi të dalim në shesh, në sheshin e burrave, për t'i dalë zot vendit.

Nga këta hora që e marrin dhe e shkelmojnë nëpër këmbë për interesat e tyre. Koha është e jona, koha është e guximtarëve, koha është e atdhetarëve, e njerëzve që i thonë dheut të vet dhe i tij, njerëzve që u thonë familjes, familje e tij, njerëzve që i besojnë idealeve të lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

Mos harroni, ai është i trembur, e keni vënë vetë re. Është i shpartalluar shpirtërisht dhe fizikisht, po dhe sikur të mos ishte. E them se një i ndershëm vlen përpara 100 hajdutësh.

Po. Se hajdutët vetëm guxim nuk kanë. Ndaj dhe, siç keni qenë gjithmonë, gjithmonë keni qenë në krye të përpjekjeve, do jeni dhe tani më 10 shkurt e gjithë Kamza në Tiranë.

Dhe u garantoj, u garantoj se kilometrin e fundit do të jetë kilometri më i bukur. Do të jetë kilometri që do të gdhendet në muret e kohës me germa të arta për kontributin tuaj. Faleminderit shumë.

Po ndodh...

ide