"SPAK mund të kërkojë arrestimin e një zyrtari të lartë"/ Deklarata e fortë e gazetares: Nëse Balluku shkon në zyrë mund të arrestohet në flagrancë

Gazetarja Klodiana Lala, në intervistën e saj në emisionin “Kjo Javë”, sqaroi në detaje vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila la në fuqi vendimin për pezullimin nga funksionet publike të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Sipas saj, që në momentin që GJK e shpalli vendimin e saj, Balluku nuk mund të ushtrojë funksionet publike derisa të shprehet Apeli i GJKKO.
Lala tha se nëse Balluku shkon në zyrë dhe shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mund të arrestohet në flagrance.
“Nëse Balluku shkon në zyrë dhe shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mund të arrestohet në flagrancë”, tha gazetarja Klodiana Lala.
Më tej, Lala u ndal te ajo çfarë prodhoi vendimi i GJK, ku sipas saj, duke qenë se GJK nuk e ka konsideruar antikushtetues vendimin e GJKKO I jep mundësi SPAK në cdo rast ti drejtohet gjykatës dhe të kërkojë pezullimin e një zyrtari të lartë nga ushtrimi i funksioneve.
“Pra nëse nesër, presidenti e kryeministri do t’i drejtohet GJK, unë do preferoja që kjo gjykatë duhet t’i kishte dhënë përgjigje përfundimtare, këtë nuk e kemi të prerë. Por duke qenë se nuk është antikushtetues, SPAK e shfrytëzon këtë moment, që në rast hetimi ndaj një zyrtari mund ti drejtohet gjykatës për pezullimin nga funksioni”, tha Lala.
Sipas Lalës, trupa gjyqësore për vendimin ndaj Ballukut u nda 4 me 4, ku kryetarja e GJK Fjona Papajorgji, Marjana Semini, Sandër Beci dhe Sonila Bejtja janë të qëndrimit që zonja Balluku nuk mund të pezullohej pasi gëzon imunitetin e deputetit, ndaj SPAK duhet të shkonte në Kuvend të merrte autorizim.
“4 gjyqtarët e tjerë që janë Ilir Toska, Asim Vokshi, Gent Ibrahimi dhe Marsida Xhaferllari. Gent Ibrahimi, në vendimin e ndërmjetëm të datës 12 dhjetor, ai ka votuar për heqjen e përkohshme të pezullimit të Ballukut, pra ka qenë në favor të Ramës”, tha gazetarja Klodiana Lala.
Klodiana Lala: GJK ka marrë një vendim, ku 4 anëtarët e trupës gjykuese kanë marrë vendimin pro dhe 4 të tjerë kundër.
Që në momentin që GJK e shpalli vendimin e saj, Balluku nuk mund të ushtrojë funksionet publike derisa të shprehet Apeli i GJKKO.
Kryetarja Fjona Papajorgji, Marjana Semini, Sandër Beci dhe Sonila Bejtja janë të qëndrimit që zonja Balluku nuk mund të pezullohej pasi gëzon imunitetin e deputetit ndaj SPAK duhet të shkonte në Kuvend të merrte autorizim.
4 gjyqtarët e tjerë që janë Ilir Toska, Asim Vokshi, Gent Ibrahimi dhe Marsida Xhaferllari. Gent Ibrahimi, në vendimin e ndërmjetëm të datës 12 dhjetor, ai ka votuar për heqjen e përkohshme të pezullimit të Ballukut, pra ka qenë në favor të Ramës.
Secili prej gjyqtarëve jep votën e tij pro e kundër.
Cfarë thotë në thelb vendimi:
Duke qenë se GJK nuk e ka konsideruar antikushtetues vendimin e GJKKO i jep mundësi SPAK në cdo rast ti drejtohet gjykatës dhe të kërkojë pezullimin e një zyrtari të lartë nga ushtrimi i funksioneve. Pra nëse nesër, presidenti e kryeministri do t’i drejtohet GJK, unë do preferoja që kjo gjykatë duhet ti kishte dhënë përgjigje përfundimtare, këtë nuk e kemi të prerë. Por duke qenë se nuk është antikushtetues, SPAK e shfrytëzon këtë moment, që në rast hetimi ndaj një zyrtari mund t’i drejtohet gjykatës për pezullimin nga funksioni.
Nëse Balluku shkon në zyrë dhe shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mund të arrestohet në flagrancë.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128