Berisha në Kamëz: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari që keni këtu

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar këtë të shtunë një bashkëbisedim me qytetarët dhe simpatizantët e tij, në Kamëz. Ai e nisi fjalimin duke thënë se 12 vitet e fundit, kanë qenë vite diskriminimi për qytetarët.
Sipas kryedemokratit, familjet e Kamzës si në të gjithë Shqipërinë, janë detyruar të përcillnin fëmijët e tyre “në rrugët e botës” gjatë viteve të fundit.
“Vij këtu me ndjenjën e mirënjohjes së thellë, sepse ju në zgjedhjet e fundit përmbysët rezultatet e mëparshme dhe shkojmë të sigurt drejt garave të reja me besim të madh për fitore. Por, vij gjithashtu të përulem para jush edhe për faktin se 12 vite kanë qenë vitet e padrejtësive më të mëdha që kanë rënë mbi ju. Ka qenë vitet e diskriminimit më të pamerituar tuaj. Kanë qenë vitet në të cilat shumica e familjeve tuaja janë detyruar të përcjellin fëmijët në rrugët e botës, sepse nuk ka patur për ta asnjë mundësi që të qëndrojnë në vatrat e tyre familjare dhe të ndërtojnë ëndrrën e tyre. Kanë qenë vite në të cilin koha pothuajse ka ndaluar në Kamëz me këtë kryetarin, pseudo-kryetarin që keni”, tha Berisha.
“Hapësirat e gjelbra të Kamzës po zëvendësohen nga betoni”
Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së u shpreh se hapësirat e gjelbra të Kamzës po zëvendësohen nga betoni. Ai foli gjithashtu për rrogat e ulëta dhe çmimet e larta.
“Kamza ka mbetur me një infrastrukturë në rrënim e sipër. Ato terrene, ato mjedise të cilat ishin të domosdoshme për një qytet që është i gjashti në Shqipëri për kap banorët, një nga një i hëngri dhe po i han betoni i Edi Ramës dhe kryetarit. Por këto kanë qenë vite dëshpërimi. Kanë qenë vite në të cilat pensionet jo që nuk u rritën, por krahasuar me çmimet u bënë gjithnjë më të vogla. Po kështu dhe rrogat e ulëta dhe rrogat e mesme.
Pra, vite të një regjimi që në Kamëz dhe në mbarë Shqipëri është sjellë si një pushtues i vërtetë. Është sjellë si një pushtues i vërtetë sepse, së pari, duke dhunuar votën tuaj, vullnetin tuaj të lirë, një lloj si në raste pushtimesh dhe diktaturash, të gjithë pushteti u përqëndrua në duart e një njeriu.
Kanë qenë vite në të cilët ju keni derdhur lumenj djerse në fushata elektorale. I keni fituar zgjedhjet, por armiku më i egër i votës së lirë të shqiptarëve pas Enver Hoxhës, Edi Rama, ka shndërruar procesin zgjedhor në farsë zgjedhore, në farsë elektorale. Ka krijuar në fushatë elektorale tregun më të zi të të gjitha tregjeve, që është tregu i votës, tregu i vullnetit, tregu i idealeve të njerëzve. Ka përdorur të gjitha metodat antidemokratike, antikushtetuese për të plaçkitur votën e qytetarëve”, tha Berisha.
Po ndodh...
ide
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
Pse gjyqtarja e Berishës&Metës, votoi pro Ramës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128