Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg, i futën Ulsiun me një vrasës...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryetarii Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg.
Sipas Berishës, ndaj Veliajt autoritet kanë cenuar të drejtat e njeriut dhe këto veprime po bëhne me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Berisha: Veliaj u ka dhënë tendera NGO-ve që kanë transferuar para te e shoqja dhe, e dyta, biznesmenët kanë siguruar favore nga Veliaj duke sponsorizuar të shoqen. Këto janë të dhënat që kanë dalë.
Fevziu: A është gjetur Veliaj në vjedhje flagrante? Është kapur drejtpërdrejt në korrupsion?
Berisha: Në vjedhje flagrante nuk mund të them që është kapur, siç është inceneratori. Por e kanë pohuar të gjithë ata, se në fillim e mohuan dëshmitarët. Që u gjetën 100 mijë euro në kasafortën e Arjolës, tha: “Nuk janë të miat.” Pastaj tha: “Janë të miat.” Drejtësia është para këtyre dëshmive dhe drejtësia do të veprojë. Edi Rama, këtu nuk ka dyshim. Mënyra e trajtimit të tij në burg është në mënyrë absolute staliniste. E kanë trajtuar në mënyrë çnjerëzore në burg. Nuk e pranoj. Më kanë thënë: “Pse e merr në mbrojtje?”, por për të drejtat e njeriut kurrë s’mund të kënaqemi pse nuk mbrohen.
Berisha: Izolim total, duke i futur Ulsiun me një vrasës në qeli për ta kërcënuar. Pas Ulsiut, i futën një tjetër. Thuhet se edhe Gjushin e futën pas tij për t’i dhënë mesazh. Tjetër, asnjë takim. Avokati ndërkombëtar pse nuk pranohet? Çfarë është kjo? Si mund të shkojë tjetri në sallë operacioni me policë? Kurrë s’ka ndodhur. Absolutisht asnjëherë. Jo vetëm të burgosur politikë, por edhe të tjerë. Polici shkonte te dera, por në sallë nuk imagjinohej se mund të futej. A e kuptoni që kjo është porosi e Edi Ramës? Polici, në radhë të parë, duhet të sterilizohet. Është një procedurë e tërë…
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
