I trembur nga hetimi i SPAK?/ Berisha pranon se vrasjet e 21 Janari ishin krim shtetëror, por...pa dashje!

4 Gusht 2025, 11:08 / POLITIKË ALFA PRESS

I trembur nga hetimi i SPAK?/ Berisha pranon se vrasjet e 21 Janari ishin krim

Pas daljes nga SPAK këtë të hënë Sali Berisha është pyetur nga gazetarët edhe për hetimet intesive të SPAK për çështjen "21 Janari".

Ai pranoi se vrasja e 4 qytetarëve ishte një krim shtetëror por...pa dashje. Kujtojmë se pak ditë më parë kreu i SPAK deklaroi se dosja e 21 janarit po hetohet në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke përfshirë pengimin e zbardhjes së të vërtetës në atë kohë.

"A mund të shkosh pak të lexosh fjalimet e Sali Berishës, vite me radhë përpara, i cili e ka quajtur krim shtetëror?
E kam quajtur unë përpara. Pse? Se unë nuk mund të them se ata nuk u vranë nganjerëz të shtetit. Por krimi shtetëror, që ta dini ju, është krim shtetëror me dashje, krim shtetëror pa dashje. Ka klasifikim krimi shtetëror.

Krimi shtetëror me dashje ka rregullat e veta kur quhet. Kur shteti e merr të pafajshëm dhe e pushkaton. Kur shteti jep urdhër, këtë e këtë, kur nuk duhet ta bëjë kurrë atë.

Krim shtetëror pa dashje është kur ndodh nga rikosheta, ndodh nga detyra, sepse garda ka pasur një ligj.
Unë e kam thënë 5-6 vjet para se ky është krim shtetëror, e kam thënë për këto që thashë, krim shtetëror pa dashje.
Por ka një dallim, në rastin e krimit shtetëror, dëmshpërblimi nga shteti i viktimës është më i madh.
Ky është dallimi.

Këta, siç di unë, janë dëmshpërblyer me shuma... nuk mund të them afrohen në shkallën e duhur apo jo.
Por ka një dallim, unë e kam thënë këtë i pari, para se ta thotë gjykata e ka thënë Sali Berisha. Dhe këta ma kanë ngritur edhe në parlament, pse thua krim shtetëror. Po, ata u vranë nga armë të shtetit, por nuk ishte qëllim vrasja. Absolutisht nuk ka pasur asnjë urdhër për vrasjen.

Aty aq sa ç’është përgjegjës Edi Rama direkt që i solli aty. Shiko, ka një deklaratë të qeverisë amerikane aty, e cila thotë të hetohet nga polici tek organizatori. Ka një deklaratë tjetër të institucioneve ndërkombëtare që demonstrata ishte e dhunshme dhe që kishte axhendë politike plotësisht.

Por në qoftë se ajo nuk është hetuar, e ka penguar Edi Rama, sepse Edi Rama është përgjegjësi kryesor. Unë jam paraqitur në çdo rast. Mos e shtroni ndonjëherë atë pyetje. Edhe kur Irena me 5 mbiemra paditi te Dumani dhe Dumani hapi dosje që është fyer Irena me 5 mbiemra, unë u paraqita. E kam ligj unë atë", ka thënë Berisha.

Po ndodh...