Basha dhe të rinjtë ironizojnë Ramën me një Lepur: “O Luan” ku i ke shokët?

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë takimit me të rinjtë kanë ironizuar shprehejn e kryeministrit Edi Rama ku e krahasonte veten me një “Luan”. Të rinjtë kishin sjell një Lepur dhe thanë se është “luani i Ramës”, ndërsa Basha vijoi me ironinë duke e pyetur “Luan ku i ke shokët”. Ai më tej duke iu referuar Lepurit tha se “Luani paska bërë tatuazh tek veshët shkronjat e SPAK”.

Pjesë fjala e Bashës:
Gjithë të rinjtë dhe të reja, mirë se ju gjej misë se keni ardhur. Sot është një ditë e veçantë për shumëkënd, është dita kur ne kujtojmë se pse i bëjmë të gjitha këto, pse ia vlen gjithë kjo betej. Ia vlen për të rinjtë dhe rejat, ia vlen për të ardhmen e këtij vendi, ia vlen për ju, për shokët shoqet, miqtë tuaj, ndaj e nisim me këmbën e mbarë kur e nisim me rininë.
Basha: Këtë se kuptoj pse e ke sjell.
I riu: Luani i kryeministrit.
Basha: Luani i kryeministrit, shumë mirë. O Luan, ku i ke shokët? Ku i ke shokët më Luan, pse qenke tremb kaq shumë? Luani paska bërë tatuazh tek veshët, SPAK. Mos u tremb. Doni Luanin ju? Çoje Luanin atje. Luani i kryeministrisë. Sot është dhe dita e parë e fushatës për zgjedhjet e 2025-ës. Ne nesër do të bëjmë hapjen, bashkë me ekipin tonë, hapjen dhe një rikthim tek programi, i hartuar me ekspertët më të mirë të vendit dhe me ndihmën e ekspertëve më të mirë të Europës dhe SHBA-së. Nesër kemi dhe një surprizë të këndshme për Euroatlantikët dhe të gjithë shqiptarët, por ajo surprizë është për nesër.
VIDEO
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





