Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2026

28 June 2026, 08:28 / AKTUALITET ALFA PRESS
Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2026
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në mesditë. Prej orëve mesditës deri pasdite mot me kthjellime e vranësira të pakta deri mesatare përqendruar në relievet e larta kodrinore malore, pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë vendin.

Mot i nxehtë. Reshje të izoluara shiu në formë pikash në majat e maleve në juglindje kryesisht në orët e nxehta të mesditës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.

 

 

 
Ä

Po ndodh...

ide