Përfshihen nga flakët dy automjete në Elbasan, shkrumbohet plotësisht një prej tyre

28 June 2026, 11:24 / AKTUALITET ALFA PRESS
Përfshihen nga flakët dy automjete në Elbasan, shkrumbohet

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan.

 Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka dëmtuar pjesën e përparme të një automjeti tip Audi, ngjyrë gri, ndërsa një automjet tjetër tip Volkswagen, ngjyrë e zezë, është shkrumbuar plotësisht nga flakët.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të dy automjetet janë në pronësi të shtetasit Egli Hazisllari.

 Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe izolimin e zonës për të shmangur rrezikun e përhapjes së zjarrit.

 Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme, veçanërisht për automjetin Volkswagen, i cili është djegur tërësisht.

 

Po ndodh...

ide