Pas goditjes me Morgan Rogers/ Chelsea kërkon një tjetër yll të Ligës Premier për mesfushën
Chelsea nuk ka ndërmend të ndalet në merkaton e transferimeve dhe ka kthyer vëmendjen te një tjetër talent i Ligës Premier, vetëm pak orë pasi zyrtarizoi blerjen rekord të Morgan Rogers nga Aston Villa.
Klubi londinez siguroi shërbimet e mesfushorit anglez për 138 milionë euro, një shumë rekord për një transferim britanik, duke i ofruar një kontratë gjashtëvjeçare.
Megjithatë, drejtuesit e Chelseat po punojnë për një tjetër përforcim të madh. Sipas BBC Sport, “Blutë” kanë paraqitur një ofertë rreth 76 milionë euro për mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, por propozimi është refuzuar.
Scott, 22-vjeçar, shihet si një nga talentet më premtues anglezë dhe ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Bournemouthit në sezonin e kaluar, ku klubi siguroi një vend historik në garat evropiane.
Interesim për mesfushorin kanë shfaqur edhe disa prej klubeve më të mëdha angleze, përfshirë Manchester Cityn, Arsenalin, Manchester Unitedin dhe Liverpoolin.
Chelsea synon të ndërtojë një bërthamë të re me lojtarë të rinj britanikë në mesfushë nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso, ndërsa refuzimi i Scott për të rinovuar kontratën me Bournemouthin ka rritur mundësitë për një largim të tij në të ardhmen.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Dumbabistët e rinj
Nga rotacioni i elitave te zëvendësimi i elitave
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128