Nga Protestë e Iranit, te Protesta e PD/ Berisha i ngre sërish topin Ramës dhe Ballës, thirrje të tijve: Mobilizohuni fuqishëm në Protestë!
Gjatë mbledhjes me Grupin Parlamentar të PD, Sali Berisha, i ka "ngritur topin" sërish Edi Ramës, Taulant Ballës dhe gjithë makinerisë propagandistike të "Rilindjes", për të bërë pis Protestën qytetare dhe për ta etiketuar atë si të Berishës dhe PD. Ai ka deklaruar se demokratët janë aty dhe ka lëshuar kushtrimin që PD të indentifikohet me Protestën të cilën faktikisht e mban gjallë dhe të fortë për 52 ditë, pikërisht kauza kundër Kastës së korruptuar të Tranzicionit të përfaqësuar nga dyshja Rama-Berisha.
Pasi kjo dyshe në fillim të protestave u pozicionua egër kundër, rrugës ju rikthyen avazit të vjetër me lojra "kundërshtarësh". Berisha po bën prej kohësh sikur e përkrah, kurse Rama po e shfrytëzon këtë rol të tij, për të bërë pis protestën me akuza se ajo tashmë është e Berishës dhe PD-së së tij.
Kjo është strategjia e fundit që ju ka mbetur për ti dekurajuar shqiptarët, me synim që ata të braktisin Protestën, kundër Kastës së korruptuar të krijuar dhe përfaqësuar nga Rama&Berisha.
Po të shohësh propagandën antiprotestë të Ramës, Ballës dhe gjithë enturazhit të tyre mediatik, nga "Proteste e iranianëve dhe agjenturave antishqiptare", kanë kaluar te akuza se ajo tashmë është kapur dhe është kthyer në "Protestë të korbave dhe sorrave të Berishës".
Dhe në këtë kontekst, Berisha dhe të tijtë faktikisht nuk po lënë gjë pa bërë. Po i shërben kësaj narrative të Ramës publikisht dhe në prapaskenë. Me propagandën sikur janë ata (PD) protesta, por edhe me inflirtime brenda saj dhe veçanërisht brenda "grupit të mikrofonit".
Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës. Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj
Ndaj dhe në emër të PD dhe tuajin, përshëndes përzemërsisht ata dhjetëra mijëra shqiptarë të pamposhtur që vazhdojnë uraganin e lirisë dhe i ftoj demokratet dhe demokratët në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, të mbështesin me të gjitha mundësitë e tyre këtë protestë.
Të mbështesin me gjithë fuqinë e tyre, zero ndikim nga slogani i ekstremistëve të majtë apo opozitarëve të opozitës, Berisha në burg, opozitë e shitur.
Asnjë ndikim, zero.
Asnjë pengesë sepse ata që i thonë këto, ata kërkojnë me çdo kusht të bëjnë punën e Edi Ramës për protestën.
Ndaj dhe i përshëndes se i shoh çdo natë demokratët të palodhur, të pamposhtur.
Dhe përshëndes të gjithë protestuesit, por i ftoj edhe më shumë sepse po firmosin fundin e një sundimtari më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës.
Manovrat e tij janë të destinuara të dështojnë.
Me asgjë nuk mund të përçajë opozitarizmin shqiptar.
Ndaj miq, do bëni çdo gjë për të mobilizuar të gjithë mbështetësit dhe anëtarësinë tonë për ta mbështetur këtë protestë në mënyrën më të fuqishme.
E ka vendosur regjimin në agoni.
Nuk duhet në asnjë mënyrë, as në të mijtën e sekondës të harrojmë se çfarë kauze të drejtë mbron kjo protestë.
Dhe ne jemi forca politike e kauzave të drejta.
Në qoftë se sheh ADN-në e kësaj partie, në ADN-në e saj është e shkruar në genet e saj parti e kauzave të drejta.
Kështu që është kushtrim, është apel protesta kundër narkoshtetit, narkodiktatorit./ Alfapress.al
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Dumbabistët e rinj
Nga rotacioni i elitave te zëvendësimi i elitave
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128