Ndahet nga jeta akademiku Emin Riza, kontribues në studimin e trashëgimisë kulturore shqiptare
Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare akademiku Emin Riza, një prej studiuesve më të njohur shqiptarë në fushën e trashëgimisë kulturore dhe arkitekturës tradicionale.
I lindur më 3 korrik 1937 në Shkodër, Emin Riza i kushtoi një jetë të tërë studimit, dokumentimit dhe mbrojtjes së vlerave të trashëgimisë materiale shqiptare. Për dekada me radhë ai shërbeu si studiues, pedagog dhe specialist pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, duke lënë një kontribut të rëndësishëm në njohjen dhe ruajtjen e monumenteve dhe ndërtimeve tradicionale.
Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë studimi “Qyteti–Muze i Gjirokastrës” (1980), një nga punimet themelore mbi trashëgiminë ndërtimore të këtij qyteti historik, si dhe monografia “Banesa shqiptare me qoshk” (2018), botuar nga Akademia e Shkencave, ku trajtohen tipologjitë e banesave popullore shqiptare dhe vlerat e tyre arkitektonike.
Akademik Riza ishte autor i 16 monografive, pesë prej të cilave në bashkëpunim me studiues të tjerë, si dhe i 134 artikujve shkencorë të botuar në revista të specializuara, ku trajtoi tema mbi arkitekturën popullore, strukturat ndërtimore dhe qytetet historike shqiptare.
Ai ka mbajtur gjithashtu rolin e kryeredaktorit të revistave shkencore “Studia Albanica” dhe “Monumentet”, duke kontribuar në promovimin e kërkimit shkencor mbi trashëgiminë kulturore.
Një prej kontributeve më të rëndësishme të Emin Rizës ishte angazhimi në hartimin e kuadrit ligjor për trashëgiminë kulturore, si dhe drejtimi i grupit të punës për përgatitjen e dosjeve të Gjirokastrës dhe Beratit për UNESCO-n, duke ndihmuar në përfshirjen e tyre në Listën e Trashëgimisë Botërore.
Për punën e tij të jashtëzakonshme, ai u nderua me titullin “Qytetar Nderi” i Gjirokastrës dhe Beratit, ndërsa ishte edhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Komisioni i Përhershëm i Trashëgimisë Kulturore kanë shprehur ngushëllimet për familjen, miqtë, komunitetin akademik dhe të gjithë bashkëpunëtorët e akademik Emin Rizës, duke e cilësuar ndarjen e tij nga jeta si një humbje të madhe njerëzore dhe shkencore.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Dumbabistët e rinj
Nga rotacioni i elitave te zëvendësimi i elitave
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128