"Telefonoi vëllain dhe i kërkoj ta shpëtonte"/ Mikja e Enrikut tregon pikëpyetjet për udhëtimin në Zvërnec: Atë mbrëmje ishte vetëm me një 18 vjeçar, kërkoi ndihmë

21 July 2026, 13:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e të shtunës, ku humbi jetën tragjikisht. Sipas saj, ngjarja ka ngritur disa pikëpyetje për gjetjen e Enrikut vetëm në Zvërnec dhe fakti që ai nuk kishte njoftuar askënd.

Në një lidhje direkte me RTSH, Afrovita ka treguar se edhe vëllai i tij, Fabio, nuk ishte në dijeni të udhëtimit të Enrikut me motor ATV me katër goma, drejt Zvërnecit. Madje, edhe për faktin se ai udhëtonte shpesh me vëllain dhe grupin e tij shoqëror.

Gazetarja është shprehur se Enriku ka qenë i vetëdijshëm edhe pas aksidentit, sepse ka telefonuar menjëherë të vëllanë, Fabion, dhe i ka kërkuar të nxitonte drejt Zvërnecit dhe ta shpëtonte.

"Aventurën e donte. Kjo kuptohet dhe nga udhëtimi i fundit drejt Zvërnecit me motor. Mirëpo, ka pikëpyetje, si gjetja e tij vetëm në praninë e 18 vjeçarit, pasi nuk kishte udhëtuar shpesh siç udhëtonte me grupet e tij shoqërore.

Një tjetër pikëpyetje mbetet fakti i vëllai nuk e dinte që ai do të udhëtonte drejt Zvërnecit atë mbrëmje. Ka qenë vetë Enriku që ka telefonuar në momentin e aksidentit, të vëllanë, dhe i ka kërkuar ndihmë.

I ka kërkuar të nxitonte dhe të shkonte për ta shpëtuar. E ka bërë telefonatën, ka telefonuar vëllain dhe i ka kërkuar që të ndërhynte, ta shpëtonte", ka treguar gazetarja dhe mikja e Enrikut, Afrovita Hysaj.

Po ndodh...

ide