Rama mbledh të vetët të Pallati i Brigadave të premten, zbardhet agjenda e takimit

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë këtë të premte Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Ndërkohë është zbardhur agjenda e mbledhjes së zgjeruar e cila do të mbahet në orën 09:30 të Pallati i Brigadave.
Sipas agjendës, e cila u është shpërndarë deputetëve, fjalën do ta mbajë fillimisht kreu i Kuvendit Niko Peleshi, që do të paraqesë një bilanc mbi drejtimin e Kuvendit, perspektivën e godinës së re së Kuvendit si edhe futjen e teknologjisë në funksionin e institucionit.
Më pas do të jetë Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ai i cili do të bëjë një bilanc të punës gjatë këtij sesioni parlamentar, duke u ndalur tek aktivizimi i deputetëve on dhe offline. Ndërkohë që janë parashikuar jo më shumë se 2 minuta për çdo folës.
Në përfundim do të jetë Kryeministri Edi Rama ai i cili do të mbajë fjalën përmbyllëse të viti të parë të mandatit të katërt.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Nga rotacioni i elitave te zëvendësimi i elitave
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128