Mbyllen hetimet për fraksionin e dosjes “Metamorfoza”, fati i Ervis Martinajt akoma mister, SPAK kërkon ta përballë me togat e zeza bashkë me 8 të tjerë

21 July 2026, 17:58 / AKTUALITET ALFA PRESS
Mbyllen hetimet për fraksionin e dosjes “Metamorfoza”, fati i

Kanë përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes së bujshme “Metamorfoza” dhe janë dërguar për gjykim 9 të pandehurit e çështjes në fjalë, eksponentë të njohur në botën e krimit, në mesin e të cilëve renditet dhe ish-bosi i lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Burime për mediat bëjnë me dije se kanë qenë prokurorët Arben Kraja dhe Bledar Maksuti ata që morën vendimin për mbylljen e hetimeve për Ervis Martinajn, si dhe për Denis Bajrin, Klaodor Hakajn, Prekë Kodrën, Aleks Ndrekën, Bardhyl Mavrën, Eljon Haton dhe Arsad Bashlin, të cilët pritet të përballen me togat e zeza për një sërë veprimtairsh kriminale të kryera në bashkëpunim.

Po ashtu, hetimet për këtë çështje janë mbyllur dhe për Nuredin Dumaninin i cili aktualisht ndodhet në arrest në burg, teksa vijon të jetë i penduari i drejtësisë dhe prej kohësh ka zbardhur veprimtari të ndryshme kriminale që kanë tronditur vendin.

Konkretisht, ndaj personave të sipërpërmendur mësohet se SPAK ka ngritur akuzat për “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në mesin e 9 personave të cilët janë dërguar për gjykim në lidhje me dosjen “Metamorfoza” për gjykim, vetëm dy prej tyre janë të arrestuar: Aleks Ndreka, i njohur si “Leksi i Druve”, dhe Denis Bajri, i njohur gjithashtu me mbiemrin Brajovic.

Pas mbylljes së hetimeve, pritet hedhja e shortit për caktimin e gjyqtarit që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për kalimin ose jo të çështjes në gjykim.

Po ndodh...

ide