Regjistrohet viktima e parë nga stuhia e fuqishme në Kosovë: I moshuari rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë dhe ra me kokë në tokë
Është regjistruar viktima e parë nga stuhia e fuqishme që ka “mbërthyer” së fundmi Kosovën.
Sipas mediave vendase, mësohet se një person rreth 61 vjeç ka humbur jetën në Pozheran të Vitisë.
Ngjarja e rëndë është konfirmuar nga Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka bërë me dije se si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike, viktima dyshohet se rreth orës 16:30, aksidentalisht ka rrëshqitur në dyshemenë e ballkonit të shtëpisë së tij, çka i ka shkaktuar atij lëndime të rëndë në kokë, të cilave nuk u ka mbijetuar dot.
Menjëherë pas ngjarjes, i moshuari thuhet se është dërguar me ambulancë në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ku sipas mjekut kujdestar është konstatuar se është pa shenja jete.
“Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha Osmani.
Po ashtu, deri më tani konfirmohet se dy persona nga fshati Pozheran kanë pësuar lëndime të lehta trupore, pasi stuhia rrëzoi dyert e oborreve të shtëpive të tyre.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Nga rotacioni i elitave te zëvendësimi i elitave
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128