"Ke gëzuar familjen tënde dhe timen", letra e babit të Selin emocionon DJ Gimbon në mes të emisionit
21 July 2026, 15:03 / SHOWBIZ

Selin Bollati dhe DJ Gimbo janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar, të cilët mbrëmjen e djeshme ishin të ftuar në emisionin “Prime Verë”, ku ndanë me publikun momente të veçanta nga historia e tyre.
Gjatë emisionit, DJ Gimbo u surprizua nga babai i Selinës, Toni, i cili kishte dërguar një letër plot fjalë të ngrohta dhe vlerësuese për të.
“Ashtu siç të ka bekuar familja me emrin Gëzim, ashtu je. Në çdo hap që hedh gëzon njerëz. Ke gëzuar familjen tënde, ke gëzuar edhe familjen time. Ju puth fort të dyve, shihemi atje, te vendi,” u shpreh ai në mesazh.
I prekur dhe mirënjohës nga kjo surprizë, DJ Gimbo e falënderoi publikisht, duke mos i kursyer fjalët e dashurisë për vjehrrin e tij.
“Shumë faleminderit, të dua,” u shpreh ai.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128