Kanosje ndaj punonjëses së Tatimeve,bashkëshorti i Elisa Spiropalit merret në pyetje për dy orë

Salarjon Totaj, bashkëshorti i ministres Elisa Spiropali, është vënë nën hetim nga Policia e Tiranës pasi ka kanosur me mesazhe një punonjëse të Drejtorisë Tatimore.
Totaj është paraqitur këtë të martë në polici, ku është marrë në pyetje për rreth dy orë lidhur me komunikimet e tij me përfaqësuesen e administratës tatimore.
Gjatë dëshmisë së tij, ai ka pranuar se ka komunikuar përmes mesazheve me punonjësen e Tatimeve, ndërsa autoritetet po verifikojnë përmbajtjen e këtyre komunikimeve dhe rrethanat e ngjarjes.
Sipas burimeve për Ora News, çështja lidhet me një kontroll tatimor të zhvilluar në biznesin e motrës së Totajt në Fier. Pas këtij kontrolli, dyshohet se ka pasur komunikime mes palëve, të cilat tashmë janë pjesë e verifikimeve hetimore.
Organi i akuzës po administron prova dhe dëshmi për të sqaruar situatën, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse ka elementë të veprës penale të kanosjes.
Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera mbi përmbajtjen e mesazheve apo përfundimet e hetimit.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128