Jessie J konfirmon ndarjen nga partneri: Nuk funksionoi si çift, por kemi respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin

22 July 2026, 13:28 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Këngëtarja britanike Jessie J ka konfirmuar se i ka dhënë fund lidhjes me basketbollistin Chanan Colman, me të cilin ka edhe një djalë, Sky.

Artistja e bëri të ditur lajmin gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, ku u pyet për statusin e saj sentimental. Jessie J zbuloi se aktualisht është beqare, duke theksuar se ndarja ka ndodhur në mirëkuptim të plotë.

Ajo sqaroi se mes saj dhe Colman nuk ka konflikte dhe se të dy kanë vendosur të ruajnë një marrëdhënie të shëndetshme për hir të djalit të tyre.

“Në aspektin romantik, thjesht nuk funksionoi. Megjithatë, kemi shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin. Ai është një njeri i mrekullueshëm dhe kemi vendosur të mbetemi miq”, u shpreh këngëtarja.

Jessie J tha se pavarësisht ndarjes, ajo dhe Colman do të vazhdojnë të jenë prindër të përkushtuar dhe do të bashkëpunojnë për rritjen e djalit të tyre.

Gjatë bisedës me fansat, këngëtarja foli edhe për martesën, duke thënë se nuk e ka parë kurrë atë si një objektiv jetësor, por si një hap që duhet të ndodhë vetëm me personin e duhur.

Jessie J dhe Chanan Colman u bënë prindër të Sky në vitin 2023. Basketbollisti kishte qenë pranë artistes edhe gjatë një periudhe të vështirë emocionale pas humbjes së shtatzënisë në vitin 2021.

Po ndodh...

ide