Paolo Maldini rikthehet në futbollin italian/ Legjenda e Milanit merr një rol të ri te “Azzurrët”

Paolo Maldini rikthehet në qendër të futbollit italian. Ish-kapiteni legjendar i Milanit ka pranuar ofertën për të marrë një rol drejtues te Federata Italiane e Futbollit, duke nisur një etapë të re pas largimit nga drejtimi i klubit ku shkroi historinë.
Maldini do të jetë Drejtor Teknik i FIGC-së, ndërsa në këtë detyrë do të bashkëpunojë edhe me ish-futbollistin brazilian Leonardo, i cili do të ketë rolin e këshilltarit.
Emërimi u bë publik nga Federata Italiane e Futbollit, e cila njoftoi se presidenti i ri i FIGC-së, Giovanni Malagò, i ka besuar Maldinit edhe drejtimin e Club Italia, strukturës që merret me organizimin dhe zhvillimin e ekipeve kombëtare.
Detyra e parë e rëndësishme për ish-mbrojtësin pritet të jetë zgjedhja e trajnerit të ri të kombëtares italiane.
Sipas mediave vendase, kandidaturat kryesore janë Roberto Mancini dhe Antonio Conte, me ish-trajnerin e Italisë që shihet si një nga emrat më të mundshëm për të marrë drejtimin e “Azzurrëve”.
Vendimi për teknikun e ri të kombëtares pritet të merret në ditët e ardhshme, ndërsa Maldini nis një mision të ri me synimin për të ndihmuar Italinë të rikthehet në nivelet më të larta të futbollit ndërkombëtar.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128