Vrasje me armë zjarri në Dukagjin, viktima u gjet i ekzekutuar brenda makinës, zbulohet identiteti

11 July 2026, 20:18 / AKTUALITET ALFA PRESS
Vrasje me armë zjarri në Dukagjin, viktima u gjet i ekzekutuar brenda

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dukagjin.

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir, është gjetur në automjet, i dyshuar i vrarë me armë zjarri, Aleksandër Koçeku.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Po ndodh...

ide