Të dyzetat e një sistemi antikombëtar!
Në Shqipëri po rishkruhet një histori biblike, ajo e Davidit të përbuzur dhe e përbindëshit Golia. Historia ku Davidi e mposhti vetëm me forcën e shpirtit, moralit dhe të Zotit, Golian, i cili simbolizon mëkatin, forcën brutale dhe arrogancën. Prej 40 ditësh sistemit të gangrenizuar të pushteteve në Shqipëri, po i bie këmbana e fundit. Ata janë bërë bashkë si mishi me thoin. Politikë e vjetër, megabizneset imorale, media dhe pseudo intelektualë të dy lekshit.
Edi Rama tashmë është lakuriq, i shëmtuar në pashpirtësinë e tij, i ligsht në hipokrizinë e tij, tradhëtar par excellence ndaj shpirtit të Kombit të tij. Nuk është i majtë, nuk është i djathtë, nuk është anarkist, është thjesht i mjerë, ai dhe ata që e rrethojnë dhe nuk i thonë që është dhe janë lakuriq.
Prej dekadash këtij populli në anestezi u përpoqën ta dëbonin nga tokat e tij, duke i thënë që fajin e ka toka e të parëve, duke ju thënë se ligësia është normalitet, dhe korrupsioni është kodoshllëk.
Nuk do doja të zgjatesha shumë në fjalë, pasi mendoj se tani është koha e sheshit, si në Greqinë e lashtë, shesh të cilit nuk i jam ndarë që në ditën e parë. Aty mes njerëzve si një numër dhe jo si një simbol. Simbol janë të rinjtë ose Davidët e epokës tonë. Askush nuk ka nevojë për ligjërime dhe shpjegime dhe mbushje mëndje, pse duhet të jetë në shesh, pasi qënia aty është raporti me veten dhe me përkatësinë kombëtare dhe genetike.
Dikur në një vend të shenjtë, një grua iralndeze u shpreh; kurrë mos i mbush mëndjen askujt, besimi vjen nga brënda, jo nga jashtë. Dhe kjo është e vërtetë. Të gjithë komentet dhe habitë që kanë dashur të përplasen tek unë i kam devijuar me heshtje, sepse jeta na mëson që ata që ti përpiqesh t'i bindësh se e bardha është e bardhë dhe e zeza është e zezë, janë të parët që të tradhëtojnë. Të heshturit dhe asnjanësit e kësaj kohe s'i duhen askujt, as vetes. Protesta është pastrimi 35 vjecar i këtij vëndi, i shesheve dhe i rrugëve të tij kryesore. Vlorës i ra kurora, sepse duhet të dish ti mbash jo vetëm ti fitosh kurorat. Tashmë atë e ka Tirana, e ka Shqipëria. Ska kthim prapa, më prapa nuk kishte ku të shkonte. Ne ishim zombi dhe eunuk të së keqes në vendin tonë. Zoti na dha dorën dhe ne e kapëm momentin historik.
Prej 40 ditësh pushteti shikon si shkërmoqet makiazhi i tij dhe si fytyra antikombëtare, po i del në pah. Protesta është paqësore, horizontale, shumëngjyrëshe, ashtu siç i ka munguar kahershëm këtij kombi. Nuk ka armiq, nuk ka urrejtje ka vetëm neveri dhe mëshirë për pabesitë dhe tradhëtitë. Dhe kush vë në dyshim fitoren e kësaj lëvizje epokale i rikujtoj sërish një histori biblike, atë të Rënies së Jerikos, pa dhunë, pa gjak, pa vëllavrasje vetëm me shpirt e besim në Zot. “Se Zoti vetë e tha me gojë. Që kombe shuhen përmbi dhe, Por Shqipëria do të rrojë; Për të, për të luftojmë ne”!/Shkruar për Alfapress.al
Po ndodh...
ide
Të dyzetat e një sistemi antikombëtar!
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128