4 mln euro për Kanye West, Partia Demokratike Europiane-Ramës: Shqipëria meriton demokraci, një të ardhme europiane dhe jo spektakël

9 July 2026, 18:47 / POLITIKË ALFA PRESS

Partia Demokratike Europiane (EDP) ka reaguar lidhur me vendimin e bërë publik nga kryeministri Edi Rama për financimin me rreth 4 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West, duke kritikuar përdorimin e fondeve publike për këtë qëllim.

Në një deklaratë publike, EDP shprehet se, ndërsa prej javësh qytetarët shqiptarë kanë dalë në rrugë për të kërkuar transparencë, llogaridhënie dhe forcimin e shtetit të së drejtës, qeveria po planifikon të shpenzojë miliona euro për koncertin e një artisti.

444

“Edi Rama thuhet se është gati të shpenzojë 4 milionë euro nga paratë publike për të shpëtuar koncertin e Kanye West, një prej artistëve më kontroversë në botë”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike Europiane.

Më tej, EDP i bën thirrje kryeministrit Rama që të fokusohet te shqetësimet e qytetarëve shqiptarë dhe jo te organizimi i spektakleve.

“Kryeministri Rama duhet të shpenzojë më pak kohë duke shpëtuar koncertin e Kanye West dhe më shumë kohë duke dëgjuar qytetarët e vendit të tij”, thuhet në deklaratë.

Në përfundim të reagimit, Partia Demokratike Europiane thekson se Shqipëria “meriton më shumë: demokraci përpara spektaklit, llogaridhënie përpara projekteve të kotësisë dhe një të ardhme vërtet evropiane”.

Reagimi i plotë;

Ndërsa prej javësh shqiptarët kanë mbushur rrugët duke kërkuar transparencë, llogaridhënie dhe shtet ligjor, Edi Rama thuhet se është gati të shpenzojë 4 milionë euro nga paratë publike për të shpëtuar koncertin e Kanye West, një prej artistëve më kontroversë në botë.

Kryeministri Rama duhet të shpenzojë më pak kohë duke shpëtuar koncertin e Kanye West dhe më shumë kohë duke dëgjuar qytetarët e vendit të tij.

Shqipëria meriton më shumë: demokraci përpara spektaklit, llogaridhënie përpara projekteve të kotësisë dhe një të ardhme vërtet evropiane.

 

Po ndodh...

ide