“Reuters” për skandalin me koncertin e Kanye West: Rama mbron 4 milionë eurot, protestuesit duan largimin si i korruptuar!
Vendimi i qeverisë shqiptare për të financuar me 4 milionë euro koncertin e Kanye West në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Agjencia prestigjioze e lajmeve “Reuters” raporton se kryeministri Edi Rama ka mbrojtur këtë shpenzim, ndërsa përballet me kritika të forta publike dhe protesta të përditshme.
Sipas “Reuters”, Rama deklaroi se fondi u miratua në momentet e fundit për të shmangur anulimin e eventit dhe dëmtimin e imazhit të Shqipërisë përballë mijëra vizitorëve që kishin blerë bileta për koncertin.
“Ne akorduam 4 milionë euro në minutën e fundit për të shmangur turpërimin e Shqipërisë përballë afro 25 mijë vizitorëve nga 80 vende të botës”, citohet të ketë thënë Rama.
Kryeministri shqiptar argumentoi se koncerti do të ketë ndikim ekonomik, duke pretenduar se aktiviteti do t’i sjellë vendit rreth 100 milionë euro të ardhura përmes turizmit, rezervimeve në hotele dhe shërbimeve të tjera.
Megjithatë, vendimi ka shkaktuar reagime të shumta kritike. Kundërshtarët e financimit kanë ngritur pikëpyetje për përdorimin e parave publike, ndërsa kanë kritikuar edhe zgjedhjen e artistit, i cili është përballur me polemika ndërkombëtare për deklarata të mëparshme, përfshirë lavdërime për Adolf Hitlerin dhe përdorim të simboleve naziste.
Koncerti i Kanye West është planifikuar të zhvillohet më 11 korrik në periferi të Tiranës, në një stadium të përkohshëm të ndërtuar posaçërisht për këtë event.
“Reuters” thekson gjithashtu se protestat në Tiranë kanë vijuar prej më shumë se një muaji.
Fillimisht ato nisën kundër projekteve të reja turistike, përfshirë një resort të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa më pas u zgjeruan ndaj çështjeve të tjera që lidhen me zhvillimin urban dhe zonat e mbrojtura.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe korrupsion.
Po ndodh...
ide
Të dyzetat e një sistemi antikombëtar!
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128