Tender 3 milionë euro pa garë, OPB e Jonaid Myzyrit ja jep kompanisë së Ermal Rizajt dhe Orjada Jahos
Jonaid Myzyri i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, vijon të firmosë tendera miliona eurosh në fushën e shëndetësisë, ku gara duket se është thjesht një koncept formal.
Së fundmi, ky institucion ka mbyllur procedurën për blerjen e materialeve mjekësore specifike për Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës.
E thënë më thjesht, bëhet fjalë për pajisje jetike për operacionet e trurit dhe shtyllës kurrizore për dy vitet e ardhshme, me një fond limit që prek shifrën e 3 milionë eurove.
Për një kontratë të këtyre përmasave, që tejkalon kufijtë e lartë monetarë, logjika dhe ligji do të kërkonin një garë të fortë mes kompanive për të siguruar çmimin më të mirë. Por institucioni i drejtuar nga Myzyri ka zgjedhur rrugën më të shkurtër. Për këtë procedurë është paraqitur vetëm një ofert, ajo e kompanisë “O.E.S DISTRIMED” me ofertën sa 99.6% e fondit limit. Pa pasur asnjë rival përballë, OPB e ka shpallur fituese kompaninë në fjalë.

Në vend që të anulonte procedurën ose ta shtynte atë për të nxitur konkurrencën e tregut, OPB zgjodhi t'ia falte kontratën operatorit të vetëm. Ky subjekt nuk është një emër i panjohur në korridoret e shëndetësisë publike, por një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve të saj.

Kompania, e cila zotërohet nga Ermal Rizaj dhe Orjada Jaho, vetëm në 7 vitet e fundit ka përfituar qindra tendera në këtë sektor. Sipas të dhënave të Open Spending, përgjatë shtatë viteve të fundit, ky operator ka arkëtuar rreth 60 milionë euro nga buxheti i shtetit.
Megjithatë, pikëpyetjet e mëdha mbeten mbi mënyrën se si jepen këto para, ku mungesa e garës ngre dyshime të forta mbi menaxhimin e fondeve publike. Përgjegjësia kryesore për këtë praktikë bie mbi Jonaid Myzyrin, i cili mori drejtimin e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara pa mbyllur ende plotësisht llogaritë e tij me SPAK-un./vna.al
Po ndodh...
ide
Të dyzetat e një sistemi antikombëtar!
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128