FOTO/ Ky është 62-vjeçari që vrau gruan në Shkodër
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në Shkodër.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:00, në zonën e unazës lindore të qytetit. Sipas të dhënave paraprake, 62-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 55 vjeçe.
Si pasojë e plagëve të marra, gruaja ka humbur jetën në vendngjarje, në oborrin e banesës së familjes.
Pas ngjarjes, forcat e Policisë kanë ndërhyrë duke arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa arma e krimit është sekuestruar si provë materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në krimin e rëndë, ndërsa deri më tani autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi shkaqet e ngjarjes.
Po ndodh...
ide
Të dyzetat e një sistemi antikombëtar!
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128