6 pika këmbimi valutor pa licensa në Berat/ 11 masa sigurie, sekuestrohen mbi 215 mijë euro
Katër persona janë vënë në arrest shtëpie dhe ndaj 7 të tjerëve është ekzekutuar masa detyrim paraqitje pasi punonin dhe administronin 6 pika këmbimi valutor që operonin pa licencën përkatëse në Berat.
Masat e sigurisë u ekzekutuan nën drejtimin e prokurorisë Berat, ndërsa nga kontrollet në pikat e këmbimit valutor u gjetën dhe u sekuestruan 8 808 000 lekë, 118 425 euro, 7390 dollarë amerikanë, 665 paunde, 110 franga, 12 celularë, 4 DVR, 2 USB dhe 1 laptop.
“Gjatë hetimeve ka rezultuar se në 6 subjekte për transferta parash, në Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Dimal, të cilat administroheshin dhe kishin të punësuar këta shtetas, kryhej këmbim valutor, pa qenë pajisur me licencën e nevojshme sipas ligjit.
Nga kontrollet në këto subjekte, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 8 808 000 lekë, 118 425 euro, 7390 dollarë amerikanë, 665 paunde, 110 franga, 12 celularë, 4 DVR, 2 USB dhe 1 laptop.”- njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.
Po ndodh...
ide
Të dyzetat e një sistemi antikombëtar!
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128