"Erdhën këtu dhe flisnin përçart"/ Rama sulmon eurodeputetët që iu bashkuan protestës

Kryeministri Edi Rama ka komentuar pjesëmarrjen e disa deputetëve të Parlamentit Europian në protestat që mbahen në Tiranë që prej më shumë se 40 ditësh.
Rama duke folur për projektin turistik në Zvërnec u shpreh nga Jala se Shqipëria nuk mund të miratojë një projekt që nuk e pranon Bashkimi Europian.
Këtu, kreu i qeverisë shqiptare tha se duhet bërë një dallim mes Komisionit Europian dhe disa deputetëve të Parlamentit Europian.
“Për këtë projekt janë mbledhur disa nga arkitektët më të mirë të botës. Të dalësh dhe të sulmosh një projekt që akoma nuk është bërë është inkuizicion, ku e di ti si do të jetë.
Le t’i lëmë të gjitha këto, në fund fare një gjë është e sigurtë, ne nuk bëjmë dot një projekt që nuk e pranon BE, nuk e bëjmë dot, ose duhet të themi që nuk futemi në BE.
Kaq e thjeshtë është historia. Kur them Bashkim Europian, unë flas për Komisionin Europian, nuk flas për ato 3-4 të gjelbrat që erdhën këtu dhe flisnin përçart”, u shpreh Rama.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128