Gjermania ndryshon skemën e pensioneve/ DW: Reforma do të prekë edhe emigrantët

Gjermania po përgatitet për ndryshimin më të madh të sistemit të pensioneve në dekadat e fundit. Qeveria e kancelarit Friedrich Merz ka rënë dakord mbi bazat e reformës, ndërsa ligji pritet të miratohet në Bundestag deri në fund të vitit 2026.
Gazetari i DW, Auron Dodi, tha se reforma është nxitur nga dy sfida kryesore: plakja e popullsisë dhe dobësimi i ekonomisë gjermane.
Sipas tij, ndryshimet kryesore lidhen me rritjen graduale të moshës së pensionit dhe krijimin e një fondi shtetëror që do të investojë një pjesë të kontributeve në tregun e aksioneve.
Dodi sqaroi se për personat që janë aktualisht në tregun e punës, ndryshimet nuk do të sjellin një shtyrje të menjëhershme me vite të daljes në pension, ndërsa kancelari Merz ka garantuar se pensionet ekzistuese nuk do të shkurtohen.
Një element i ri i reformës është përfshirja e një fondi investimesh, ku punonjësit do të kontribuojnë fillimisht me 0.5% të pagës bruto, me rritje graduale deri në 2% deri në vitin 2031. Këto fonde do të investohen në tregjet financiare për të krijuar të ardhura shtesë për pensionistët e ardhshëm.
Reforma pritet të ketë ndikim edhe te migrantët, të cilët sipas Dodit luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë gjermane. Më shumë kategori pritet të përfshihen në skemën e kontributeve, ndërsa personat që kanë ardhur vonë në Gjermani ose kanë pasur ndërprerje në pagesat e sigurimeve mund të kenë përfitime më të ulëta.
Gjermania synon përmes kësaj reforme të krijojë një sistem më të qëndrueshëm përballë plakjes së popullsisë dhe mungesës së fuqisë punëtore, duke ndjekur modele të përdorura edhe nga vende si Suedia.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128