Media italiane: Protestat kundër Ramës dhe Vuçiç, po krijojnë një “Pranverë të re Ballkanike”
Media italiane 24Plus, i ka kushtuar një analizë të gjerë valës së protestave që po zhvillohen në Ballkan, duke përfshirë demonstratat e të rinjve në Tiranë, protestat studentore në Beograd dhe lëvizjet qytetare në Sarajevë. Sipas medias, këto protesta kanë një element të përbashkët: kërkesën për një klasë të re politike dhe luftën kundër korrupsionit.
Në artikull thuhet se Gjenerata Z ka dalë në rrugë, duke nxitur atë që media e cilëson si një “pranverë të re ballkanike”, ndërsa paralajmërohet se korrupsioni dhe lidhjet e ngushta të disa qeverive me Rusinë dhe Kinën rrezikojnë ta largojnë rajonin nga Bashkimi Evropian.
Për Shqipërinë, analiza thekson se protestat nisën në fund të muajit maj si kundërshtim ndaj projektit të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, për ndërtimin e një resorti luksoz në një zonë të mbrojtur natyrore. Më pas, sipas medias italiane, ato u shndërruan në protesta të përditshme me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili akuzohet nga protestuesit për përqendrimin e pushtetit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128