Pas ankesave në Kuvend, Autoriteti i Konkurrencës monitoron çmimet e produkteve të shportës në supermarkete

11 July 2026, 15:13 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Pas ankesave në Kuvend, Autoriteti i Konkurrencës monitoron

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura nga deputetët e Kuvendit për nivelin e çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e tregut të produkteve të shportës në supermarketet kryesore të vendit.

Monitorimi do të analizojë ecurinë e tregut për periudhën 1 janar 2025 -qershor 2026, duke mbledhur të dhëna mbi shitjet, strukturën e konsumit dhe ndryshimet e çmimeve.

Sipas njoftimit, Autoriteti i Konkurrencës u ka kërkuar supermarketeve të paraqesin informacion mbi shitjet totale dhe listën e 30 produkteve me peshën më të madhe në shitje, të cilat do t’i nënshtrohen një analize krahasuese.

Sipas Autoritetit, qëllimi është të vlerësohet funksionimi i konkurrencës në këtë segment të rëndësishëm të tregut, të evidentohen prirjet e çmimeve dhe të identifikohen raste që mund të kërkojnë ndërhyrje, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e konkurrencës.

Po ndodh...

ide