"Largohu kur të duan ende"/ Shearer këshillon Ronaldon të mbyllë kapitullin me kombëtaren

Eliminimi i Portugalisë nga Kupa e Botës 2026 ka hapur debat për të ardhmen e Cristiano Ronaldos me kombëtaren. Legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer, beson se sulmuesi portugez duhet të mendojë për mbylljen e ciklit të tij me fanellën e Portugalisë.
Shearer vlerësoi karrierën dhe arritjet e Ronaldos, duke e cilësuar një nga futbollistët më të mëdhenj në histori.
Megjithatë, sipas tij, prania e 41-vjeçarit në ekip po kufizon mundësinë e aktivizimit të sulmuesve të rinj.
Ish-kapiteni i Anglisë u ndal edhe te ndeshja ndaj Spanjës, duke vlerësuar se trajneri Roberto Martinez duhej të bënte ndryshime në repartin ofensiv kur Portugalisë i nevojitej një gol.
Sipas Shearer, çdo sulmues që synon të fitojë një vend në formacion do ta ketë të vështirë për sa kohë Ronaldo vazhdon të jetë pjesë e kombëtares.
Ai shprehu dyshime se portugezi do të vazhdojë të luajë edhe në vitet e ardhshme, duke e konsideruar të pamundur që ai të jetë ende pjesë e Portugalisë pas dy sezonesh.
Në fund, Shearer dha edhe një këshillë për pesë herë fituesin e Topit të Artë, duke vlerësuar se një sportist largohet në momentin e duhur kur tifozët ende duan ta shohin në fushë.
Ai foli edhe për të ardhmen e Ronaldos pas përfundimit të karrierës si futbollist, duke besuar se një ditë ai mund të marrë drejtimin e kombëtares portugeze si trajner.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128