Marshim kilometrik në revoltën qytetare/ Protestuesit rikthehen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

14 July 2026, 22:09 / POLITIKË ALFA PRESS
Marshim kilometrik në revoltën qytetare/ Protestuesit rikthehen

Protestuesit janë rikthyer në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas një marshimi të gjatë në rrugët kryesore të Tiranës.

 
Qytetarët marshuan drejt Rrugës së Elbasanit, te stadiumi “Air Albania”. Pas kalimit në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, turma u rikthye sërish përpara Kryeministrisë.

Gjatë gjithë marshimit, protestuesit kanë mbajtur pankarta dhe kanë hedhur thirrje kundër qeverisë, duke kërkuar ndryshime politike dhe duke deklaruar se do të vijojnë qëndresën e tyre.

Po ndodh...

ide