Spanja në finalen e Botërorit, skuadra e De La Fuentes mund mes spektaklit Francën

14 July 2026, 23:03 / SPORT ALFA PRESS
Spanja në finalen e Botërorit, skuadra e De La Fuentes mund mes

Spanja është finalistja e parë e Botërorit. Ekipi i De La Fuentes fitoi 0-2, ndaj Francës. Vendimtare në fraksionin e parë rezultoi një penallti, e shkaktuar në mënyrë naive nga Digne.

 
Nga pika e bardhë u tregua i saktë Oyarzabal, i cili mposhti Maignan. “Gjelat” u përpoqën që të reagojnë, por hasën vështirësi. Në fundin e fraksionit, spanjollët iu afruan golit të dytë, duke shkaktuar “drithërima” në stadium.


Në pjesën e dytë, Spanja siguroi finalen falë golit të Porros. Të mërkuren luhet gjysmëfinalja tjetër Angli-Argjentinë.

Po ndodh...

ide