Debati për tokat në Kuvend, përplasje mes Korreshit dhe socialistëve, por në fund ndryshimet votohen nga të gjithë

14 July 2026, 20:30 / POLITIKË ALFA PRESS
Debati për tokat në Kuvend, përplasje mes Korreshit dhe

Ndryshimet në ligjin për “Mbrojtjen e Tokave Bujqësore” lejojnë zhvillimin e aktivitetit bujqësor nëpërmjet teknologjive inovative si aeroponia, akuaponia dhe hidroponia, por këto risi nuk u mirëpritën në Komisionin e Bujqësisë nga anëtarët opozitarë.

“Dua të them që në fillim se ky ligj nuk ndryshon parimet me të cilat është ndërtuar ligji dhe nuk dobëson mbrojtjen e tokës bujqësore”, tha zëvendësministri i Bujqësisë, Fatmir Guri.

Ajo që u quajt parim nga zëvendësministri i Bujqësisë, Fatmir Guri, për deputetin demokrat Saimir K. Korreshi emërtohet zhgënjim.

“Është ligj për “Mbrojtjen e Tokave Bujqësore” apo ç’mbrojtjen e Tokave Bujqësore. Nuk kuptoj një nen në këtë ligj që çfarë ka sot toka bujqësore që ne po e mbrojmë”, tha deputeti i PD-së, Saimir Korreshi.

Si agro-fotovoltaikët, ashtu dhe fermat e erës, nuk sjellin zhvillim të bujqësisë, por vetëm tkurrje të tokës së mbjellë.

“Ky është një ligj tjetër që nuk mbron fermerin, por mbron atë që do të bëjë parqe fotovoltaike. Për sa i përket eolikëve, “fermave të erës”, ju e dini shumë mirë se sa milionë beton duan”, tha deputeti i PD-së, Saimir Korreshi.

Për të shpëtuar nga ky debat, zëvendësministrit të Bujqësisë i erdhi në ndihmë kryetari i komisionit.

“Ju lutem përmbahuni vetëm ligjit”, tha kryetari i Komisionit të Bujqësisë, Fadil Nasufi.

“Unë dua të them se ky ligj ka disa vlera edhe në akuaponi, aeroponi, sepse produktet dalin shumë herë më të pastra nga kimikatet sesa nga bujqësia tradicionale”, tha zëvendësministri i Bujqësisë, Fatmir Guri.

Ndërtimi i fermave të erës dhe të ujit u kujton anëtarëve të opozitës sfidat e fermerëve të tokës.

Sinkron Saimir Korreshi, deputet i PD-së:

“Nuk ka vaditje, nuk ka kanal, nuk ka subvencion, nuk ka dëmshpërblim për ata që i kapi ngrica, nuk ka dëmshpërblim për ata që u përmbytën. Vini këtu e flisni për mbrojtjen e tokës bujqësore, ndryshoni titullin: “Gllabërim i Tokës Bujqësore”.

Pas toneve të ngritura, argumentet e Korreshit nuk bindën as vetë atë dhe kolegët e tij të ishin kundër ligjit që i jep dritën jeshile bujqësisë së re.

Po ndodh...

ide