Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes "Network Slicing" të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale

Vodafone Albania, në bashkëpunim me Nokia, ka prezantuar më9 korrik 2026 një zhvillim të ri në teknologjinë 5G, i njohur si“Network Slicing”, një zgjidhje e fuqizuar nga InteligjencaArtificiale dhe e zhvilluar nga Grupi Vodafone. Ky inovacionkonfirmon edhe njëherë pozicionimin e Shqipërisë si treg i rëndësishëm inovacioni në implementimin e teknologjive më tëavancuara të konektivititetit.
E zhvilluar në partneritet me Nokia-n, kjo zgjidhje kombinonrrjetin “5G ‘Standalone’ të Vodafone-it me kapacitetetet e avancuara të inteligjencës artificiale duke mundësuar menaxhimmë inteligjent të burimeve të rrjetit dhe duke krijuar bazat përnjë gjeneratë të re shërbimi dixhital me performancë siguri dhebesueshmëri më të lartë.
"Inovacioni ka qenë gjithmonë në qendër të ambicies sëVodafone Albania për të ofruar përvojën më të mirë të mundshme të lidhjes dixhitale. Ndërsa kërkesa për shërbimedixhitale vazhdon të rritet, rrjetet inteligjente do të bëhengjithnjë e më të rëndësishme në ofrimin e një lidhjeje mëelastike, më efikase dhe më të përshtatshme. Ky demonstrimpasqyron angazhimin tonë për të eksploruar teknologjitë që do të ndihmojnë në formësimin e së ardhmes së infrastrukturësdixhtale, duke forcuar njëkohësisht pozicionin e Shqipërisë sitreg inovacioni brenda Grupit Vodafone." - u shpreh BalázsRévész, CEO i Vodafone Albania.
Roli i Inteligjencës Artificiale në këtë kombinim është të analizojë në të njëjtën kohë kushtet e rrjetit dhe informacioninnga bota reale, gjë që do të rezultojë në autonomi për të marrëvendime të cilat optimizojnë performancën në kohë reale. Kjo bën të mundur që të shmangen konfigurimet e paracaktuara. Në vend të tyre, Inteligjenca Artificiale analizon rrjetin në kohë reale dhe rishpërndan burimet aty ku nevojitet më shumë. Kjo analizë ndihmon jo vetëm në identifikimin e mungesave të rrjetit, por mundëson edhe një lidhje interneti më fleksibël, të përshtatur sipas nevojës.
"Teknologjia Agentic AI sjell një nivel të ri inteligjence në'network slicing'. Duke kombinuar analizën e thelluar të rrjetitme të dhëna kontekstuale nga bota reale, ne mundësojmë rrjeteqë mund të nxjerrin përfundime, të vendosin dhe të veprojnë nëmënyrë të pavarur. Së bashku me Vodafone Albania, po demonstrojmë se si kjo aftësi mund të hapë modele krejtësisht të reja shërbimi dhe të nxisë valën e ardhshme të inovacionit 5G." – nënvizoi, Pallavi Mahajan, Chief Technology and AI Officer, Nokia.
Ky inovacion teknologjik në fushën e biznesit përfaqëson një hap domethënës drejt të ardhmes së lidhjes së internetit, qëdëshmon se si inteligjenca artificiale do të bëhet gjithnjë e mëshumë pjesë e infrastrukturës së ekonomisë dixhitale.
Shërbimet dixhitale vijojnë të zgjerohen dhe kërkesa për lidhjeinterneti, rrjetet duhet të evoluojnë përtej thjesht transmetimit të trafikut. Në të ardhmen, brezi i ri i infrastrukrës celulare do të jetë në gjendje të kuptojë dhe optimizojë automatikishtperformancën e rrjetit pa qenë e nevojshme për ndërhyrjemanuale.
Prezantimi i "network slicing" me inteligjencë artificiale tregonse si rrjetet e së ardhmes mund t'i përgjigjen në mënyrëdinamike situatave të ndryshme, duke mbështetur aplikime të tilla si:
• Lidhje e qëndrueshme për bizneset që operojnë shërbimekritike (mission-critical), siç mund të jenë aeroportet apo shërbime që kanë nevojë për siguri të lartë dhe koordinimtë shpejtë
• Shpërndarje inteligjente e burimeve gjatë ngjarjeve të mëdha publike, si koncerteve apo eventeve
• Më shumë fleksibilitet i rrjetit gjatë kërkesave në raste të paparashikuara
• Menaxhim më efikas i kapacitetit të rrjetit përmesautomatizimit me inteligjencë artificiale
Ky partneritet rikthekson angazhimin e vazhdueshëm të Vodafone Albania për të investuar në inovacion dhe për të eksploruar teknologjitë që do të formësojnë brezin e ri të infrastrukturës dixhitale.
Duke bashkuar lidhjen dhe inteligjencën artificiale, Vodafone Albania dhe Nokia po hedhin hapat e parë në ndërtimin e themeleve për shërbimet e së ardhmes, që do të sjellin përfitimepër bizneset, institucionet publike dhe shoqërinë, ndërsatransformimi dixhital po evolon me ritme të shpejta.




Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128