Zjarr në kantierin e ndërtimit në Bruksel, humbin jetën disa persona
14 July 2026, 16:03 / BOTA
Disa njerëz e kanë humbur jetën në një zjarr që shpërtheu në një kantier ndërtimi në Bruksel të martën, ndërsa kërkimet për gjashtë persona të zhdukur po vazhdojnë, njoftuan autoritetet vendase.
Një numër i papërcaktuar trupash u gjetën në njërin prej dy ashensorëve të projektit të madh të rinovimit në sheshin qendror “Place de Brouckere”, ku zjarri shpërtheu herët të martën, tha një zëdhënës i inspektoratit të punës në kryeqytetin belg.
Ai shtoi se ende nuk është e qartë nëse trupat e gjetur u përkasin të gjashtë punëtorëve të raportuar si të zhdukur.
Brigada e zjarrfikësve bëri të ditur se në çastin e shpërthimit të zjarrit në kantier ndodheshin më shumë se 200 punëtorë. Tre njerëz janë dërguar në spital pas zjarrit, raporton REL.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
Nga Sokol Neçaj
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Nga Ardi Stefa
Për një Republikë të Katërt, të Re!
Nga Dashnor Kokonozi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128