Të festosh edhe kur nuk fiton, lojtarët e Norvegjisë priten si heronj në Oslo

Edhe pse ëndrra e Norvegjisë për të arritur në gjysmëfinalet e Kupës së Botës u ndal në çerekfinale, kombëtarja u prit si kampione në kthimin e saj në Oslo.
Mijëra tifozë mbushën sheshin përpara Pallatit Mbretëror për t’u dhënë futbollistëve një pritje madhështore, në shenjë mirënjohjeje për rrugëtimin historik që zhvilluan në turne. Sipas vlerësimeve jozyrtare, rreth 100 mijë persona ishin mbledhur në qendër të kryeqytetit, duke krijuar një atmosferë festive që pushtoi të gjithë zonën përreth pallatit dhe bulevardin kryesor, Karl Johans gate.
Lojtarët dolën për të përshëndetur tifozët, ndërsa pas tyre qëndronte Garda Mbretërore. Një nga momentet më emocionuese ishte rituali tradicional “Viking row”, i udhëhequr nga Princi i Kurorës Haakon, i cili i binte daulleve, ndërsa mijëra tifozë iu bashkuan festës.
Në këtë ceremoni mungoi vetëm ylli i skuadrës, Erling Haaland, i cili ishte larguar më herët dhe nuk mori pjesë në festimet përmbyllëse në shkallët e Pallatit Mbretëror.
Pas ceremonisë zyrtare, futbollistët vijuan festën me tifozët duke përshkuar rrugët e qendrës së Oslos me një autobus të hapur, mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve që dëshmuan vlerësimin e madh të popullit norvegjez për paraqitjen e ekipit në Kupën e Botës.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128