Shenjestra "Rumi" dhe Arjan Ndoj/ Atentati te Mbikalimi i Shkozetit, SPAK gjen ‘qitësin e dytë’

Po mbahet sot në 14 korrik në GJKKO procesi gjyqësor ndaj shtetasve B.P dhe A.Sh.
SPAK ka deklaruar në këtë seancë se qitësi i dytë në atentat ka qenë B.P.
Avokati Saimir Visha në seancë ka kërkuar pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e proces-verbaleve. Gjykata ka thënë se është shprehur njëherë gjatë seancës paraprake dhe se këtë pretendim e ka gjetur të pabazuar.
Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit për të marrë në pyetje ish-deputetin Halit Valteri.
Debatet në seancë
Në gjykatë u debatua në lidhje me komunikimet në Sky Ecc. Avokatët kanë pretenduar se ka mospërputhje në prova. Por SPAK ka shpjeguar se komunikimet në Sky janë të plota, në lidhje me atentatin e ndodhur.
Në komunikime, A.SH ka dhënë sugjerime se ku ishin vendet më të mira për të vrarë Rrumin e Shijakut.
Si u identifikuan se kush ishin personat që bisedonin në Sky?
Avokati thotë se SPAK ka identifikuar 3 kode, që mund të ketë përdorur i pandehuri i mbrojtur prej tij, por se i janë vënë në dispozicion vetëm të dhënat e një kodi, por nuk di çfarë kanë dy kodet e tjera.
SPAK sqaron se të dhënat e tjera lidhen me trafikun e drogës, ku A.SH po gjykohet për trafik droge.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128