Tërhoqi zvarrë protestuesin në Zvërnec, Gjykata e Apelit nxjerr nga burgu një prej rojeve private të “Major Security”

Gjykata e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të kompanisë “Major Security”, të arrestuar pas përplasjes së dhunshme me protestuesit në zonën e Zvërnecit, ku një qytetar u tërhoq zvarrë.
Togat e zeza vendosën të ndryshojnë masën e sigurisë për Gazmend Vathin nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Ndërkohë për rojen tjetër private, Artur Grani, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.
Aktualisht, në Gjykatën e Apelit po shqyrtohet edhe ankimi i pronarit të kompanisë së sigurisë private “Major Security” Geraldo Biba, i cili është nën hetim për përfshirjen në konfliktin me protestuesit.
Ngjarja ndodhi më 29 maj në Zvërnec, ku gjatë përplasjes mes protestuesve dhe punonjësve të sigurisë private, një qytetar u tërhoq zvarrë me forcë drejt zonës së rezervuar për rojet.
Sipas Policisë së Shtetit, Biba dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin me iniciale E.S., ndërsa më pas, në bashkëpunim me dy punonjës të tjerë të kompanisë, e kanë larguar me forcë protestuesin nga zona e konfliktit, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.
Përplasja në Zvërnec solli reagime të forta publike dhe u pasua nga një valë protestash që vijojnë ende. Pas raportimeve kontradiktore mbi menaxhimin e situatës, pati edhe masa në radhët e Policisë së Vlorës, ku drejtori i këtij institucioni Elidon Çela u pezullua nga detyra. Ndërkohë që kompanisë “Major Security” ju pezullua licensa.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128