Digjen traversat e vjetra të hekurudhës në Novoselë, tymi i dendur përhapet në zonë

14 July 2026, 18:50 / AKTUALITET ALFA PRESS
Digjen traversat e vjetra të hekurudhës në Novoselë, tymi i

 

Një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë një grumbull traversash të vjetra druri, të hequra nga hekurudha, në Novoselë, duke shkaktuar tym të dendur që u përhap në Njësinë Administrative Novoselë dhe në fshatrat përreth.

Sipas informacioneve paraprake, flaka iu vu grumbullit të drurëve, të cilët më herët kanë shërbyer si pjesë e infrastrukturës hekurudhore. Djegia e tyre shkaktoi shtylla të mëdha tymi të zi, duke krijuar shqetësim për banorët e zonës, shkruan A2CNN. 

Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat punuan për shuarjen e flakëve dhe normalizimin e situatës.

Rrethanat e ngjarjes dhe autorët e dyshuar të zjarrvënies po verifikohen nga autoritetet kompetente. (A2 Televizion)

Po ndodh...

ide