Vrasja e 27-vjeçarit në Kosovë, rikthehet për rigjykim rasti i policëve të përfshirë në ngjarjen tragjike
21 Korrik 2025, 14:22 / KOSOVA

Gjykata e Apelit në Kosovë e ka kthyer në rigjykim rastin e pesë zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen për kryerje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia” kur e kanë ndaluar 27-vjeçarin Agon Zejnullahu.
Sipas pamjeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, Zejnullahu duket se ka vdekur pak pasi është ndaluar nga forcat polciore në qytetin e Lipjanit, më 7 korrik.
“Në aktvendimin e Gjykatës së Apelit i është propozuar gjykatës së shkallës së parë t’i evitojë të gjitha shkeljet e konstatuara në aktvendimin e ankimuar, duke e kthyer çështjen në rivendosje”, është thënë në një komunikatë për media, të lëshuar të hënën nga Gjykata e Apelit. /rel
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
