Vjosa Osmani takon Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në New York, është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Osmani ka qenë pjesë e pritjes së organizuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ku thotë se në takimin me sekretarin Rubio u zhvillua një “bisedë përmbajtësore”.
“Me Sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtësore mbrëmë në kuadër të pritjes së organizuar nga Presidenti Trump”, shkruan Osmani.
Takimi vjen pas pezullimit të dialogut strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën me një afat të pacaktuar, me argumentin se vendimi ka ardhur “pas veprimeve të qeverisë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë”, por shton se ky dialog të rifillojë në të ardhmen “kur kushtet të jenë më të përshtatshme”.
Osmani po qëndron në New York për sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku ka zhvilluar takime edhe me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan si dhe me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




