''Bllofi''/ Berisha fshin nga Facebook-u foton e Vangjush Dakos, pas konfirmimit se nuk ishte shkrepur në burg

24 Shtator 2025, 21:29 / POLITIKË ALFA PRESS

''Bllofi''/ Berisha fshin nga Facebook-u foton e Vangjush

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi sot përmes një fotografie, ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, duke pretenduar se ndodhej në kushte të privilegjuara në burg.

"Përshëndetje Dr, Vangjush Dako së bashku me drogaxhiun Ron Shqopa në qeli dhe me celular në dorë!”, shkroi Berisha në postimin që bëri xhiron në disa media online.

Por Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në një reagim për Top News ditën e sotme, konfirmoi se fotografia nuk ishte shkrepur në asnjë prej ambienteve të vuajtjes së dënimit në vend.

Fotoja më pas u fshi nga profili i Berishës në rrjetet sociale, ndërsa për mediat, nga PD thanë se ishte gabimi i një anëtari të stafit të menaxhimit të rrjeteve sociale të Berishës, ai i cili kishte gabuar duke e hedhur foton pa e verifikuar.

''Bllofi''/ Berisha fshin nga Facebook-u foton e Vangjush

Po ndodh...

ide