Vjosa Osmani takim me ndihmës sekretarin e SHBA: Kosovës i duhet dialog strategjik me vendin tuaj

Presidentja Vjosa Osmani gjatë një takimi sot me zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, kanë diskutuar për forcimin e mëtejshëm të aleancës me SHBA-në, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për t’i përmbushur synimet e përbashkëta strategjike.
Osmani shprehu mirënjohjen e saj të thellë për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës, duke shtruar nevojën e dialogut strategjik me SHBA-në, si një hap i rëndësishëm në fuqizimin e partneritetit.
Në këtë kontekst, e para e vendit tonë nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, pasi një gjë e tillë do të forcojë sigurinë e vendit dhe stabilitetin rajonal.
Në takim u diskutua edhe mbi mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë, siç është fusha e mbrojtjes dhe sigurisë./KosovaPress
-
-
Çfarë orfojnë partitë e reja?
10 Tetor, 22:52 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



