Luis Enrique fton skuadrën për darkë për ditëlindjen, por vetë nuk paraqitet

8 Maj 2026, 15:43 / SPORT ALFA PRESS

Luis Enrique fton skuadrën për darkë për ditëlindjen,

A mund të festohet një ditëlindje pa protagonistin kryesor? Me Luis Enriquen duket se kjo është e mundur.

Trajneri spanjoll, në mbrëmjen pasi siguroi finalen e Ligës së Kampioneve duke eliminuar Bayernin, ftoi të gjithë skuadrën për të festuar ditëlindjen në një restorant elegant në Paris

Të gjithë futbollistët  paraqitën në takimin e caktuar në restorantin Prunier, jo larg Harkut të Triumfiy, një ‘shtëpi e kaviarit’ ku mund të shijosh frutat e detit dhe shumë pjata të rafinuara, një vend i nja klasi të lartë në një lagje shik pariziene. 

Por surpriza ishte se trajneri nuk u paraqit në darkën e ditëlindjes së tij; Luis Enrique deshi që të lërë futbollistët e tij të festonin pa qenë nën vëzhgimin e tij. Një gjest me anë të të cilit, trajneri asturian deshi të falenderojë të gjithë skuadrën për rezultatet e jashtëzakonshme të arritura në dy vitet e fundit.

 

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide