Gjykata amerikane “rrëzon” tarifat e reja të Trump: Nuk justifikohen me ligjin tregtar

Një gjykatë federale në SHBA i hodhi poshtë tarifat globale prej 10% të vendosura nga presidenti Donald Trump, e doli në përfundimin se këto masa nuk justifikohen me ligjin tregtar të vitit 1974.
Ky vendim nuk është vetëm një fitore për bizneset e vogla që kundërshtuan tarifat, thonë mediat vendase, por gjithashtu ngre pikëpyetje edhe mbi mënyrën se si presidentët mund të përdorin autoritetin ekzekutiv për të imponuar tarifa globale. Gjykata Ndërkombëtare e Tregtisë në SHBA vendosi në favor të bizneseve të vogla, të cilat argumentuan se tarifat e reja ishin një përpjekje për të anashkaluar një vendim të mëparshëm të Gjykatës Supreme e cila kishte rrëzuar tarifa të ngjashme të vendosura nga Trump në vitin 2025, sipas Aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencës.
Vendimi u mor me shumicë 2‑1, ndërsa një gjyqtar u shpreh se ishte e parakohshme t’u jepej fitore paditësve në këtë fazë. Në urdhrin e tij të shkurtit, Trump iu referua Seksionit 122 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974, i cili i lejon presidentit të vendosë tarifa deri në 150 ditë për të korrigjuar “deficitet serioze të bilancit të pagesave” ose për të parandaluar një zhvlerësim të mundshëm të dollarit.
Sidoqoftë, gjykata vendosi se ky ligj nuk ishte një mjet i përshtatshëm për të menaxhuar deficitet tregtare të përmendura në urdhrin e presidentit.
Sipas ekspertëve, vendimi ka pasoja të rëndësishme për ekonominë dhe politikën tregtare amerikane, pasi kufizon aftësinë e administratës për të përdorur autoritetin ekzekutiv për të imponuar tarifa të përgjithshme pa miratimin ose mbikëqyrjen e Kongresit, ndërsa për bizneset e vogla, sjell lehtësim të menjëhershëm, duke hequr barrën e shtuar të tarifave dhe duke ruajtur stabilitetin e kostove të import-eksportit.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
Karriget e Europës, fytyrat të korrupsionit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
