Dokumenti/ Pas ankesës së Tabakut, McAllister i kërkon Komisionit Europian sqarime për gjendjen e opozitës në Shqipëri

8 Maj 2026, 13:45 / POLITIKË ALFA PRESS
Dokumenti/ Pas ankesës së Tabakut, McAllister i kërkon Komisionit

Vetëm pak ditë pas letrës së deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku për situatën e parlamentit dhe procesit të integrimit në Shqipëri, kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, i ka kërkuar zyrtarisht Komisionit Europian sqarime për hapësirën e opozitës dhe funksionimin demokratik të institucioneve në vend.

Në një letër drejtuar Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos, McAllister ngre shqetësimet e përcjella nga Tabaku për përjashtimin e opozitës nga procesi i integrimit, mungesën e transparencës dhe kufizimin e rolit kontrollues të parlamentit shqiptar.

Kreu i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian thekson se sipas shqetësimeve të ngritura nga Tabaku, opozita, shoqëria civile dhe publiku janë të përjashtuar nga informacioni mbi negociatat dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai kërkon nga Komisioni Europian një vlerësim të qartë mbi bashkëpunimin mes qeverisë dhe opozitës në Shqipëri, si edhe mënyrën se si mund të garantohet roli kushtetues i opozitës si institucion kontrolli demokratik.

Në letrën e tij, McAllister thotë se “një proces integrimi i dominuar vetëm nga ekzekutivi dhe që përjashton opozitën rrezikon të dëmtojë standardet demokratike dhe vetë besueshmërinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian”. Ai nënvizon se Shqipëria, si një vend që konsiderohet “frontrunner” në procesin e integrimit, duhet të ndjekë një proces të bazuar tek merita, integriteti institucional dhe standardet demokratike europiane./tch

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova